FOTOT: “Lironi Berishën”, qëllimi i protestës së Rithemelimit para bashkisë

‘Të fshehur’ pas ‘Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit’ e cila merr dhe lejen në polici për protestën e radhës para bashkisë së Tiranës qëllimi i vërtetë i saj është nxjerrja nga shtëpia e Sali Berishës.
Ish kryeministri prej 30 dhjetorit 2023 ndodhet në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ pasi po hetohet për korrupsion për aferën e privatizimit të ish kompleksit “Partizani”.
Ajo që ra në sy në protestën e ditës së sotme është fakti që simbolet e përdorura janë më të shumta ato që i referohen lirimit të ish kryeministrit Berisha sesa largimit të kryebashkiakut të Tiranës.
Në fotot e fiksuara nga LSA-ja, përvec vajzës së ish-kryeministrit, Argita Malltezi, e cila vijon të shkojë në protestë me bluzën ku kërkohet lirimi i të atit, të shumtë ishin edhe militantët që mbanin në duar parrulla me kërkesën që Berisha të dalë nga arresti i shtëpisë.