FOTOT: Noka dhe Blushi i japin një dorë protestuesve të heqin gardhin metalik, çfarë nuk u pa nga protesta e Rithemelimit

Rithemelimi dhe Partia e Lirisë protestuan sërish sot para bashkisë së Tiranës me të njëjtin skenar, pavarësisht thirrjes së policisë për të evituar skenat e dhunës.

Protestuesit që në nisje të tubimit hodhën molotovë në drejtim të godinës së bashkisë dhe tymuese në drejtim të forcave të policisë, të cilët krijuan dy deri në 3 radhë përforcësuese për të mos lejuar thyerjen e perimetrit.

Si në çdo protestë ishin të pranishëm përfaqësues të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë, të cilët vijuan me po të njëjtën axhendë atë të fjalimeve.

Në fotot e fiksuara nga LSA-ja vihet re deputeti Flamur Noka dhe Tedi Blushi të cilët i japin një dorë protestuesve të hedhin gardhin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT