Ftesë dhe ndërkombëtarëve / Zbulohet drafti për komisionin “Xhafaj”, si do të merren vendimet nga anëtarët

Zbulohet përmbajtja e draftit të propozuar nga Partia Socialiste për për mirëqeverisjen dhe thellimin e anti-korrupsionit, i cili mori 67 vota të PS në mbledhjen e Kuvendit të hënës.
Drafti për këtë komisionin, i cili thuhet se do të drejtohet nga ish-ministri Fatmir Xhafaj, është përcaktuar në rendin e ditës për mbledhjen e nesërme të Kuvendit, por mund edhe të shtyhet për shkak se Rithemelimi ka paralajmëruar se do ta bojkotojë votimin.
Ky Komision do të përbëhet nga 11 anëtarë, nga të cilët 6 janë përfaqësues të shumicës parlamentare dhe 5 përfaqësues të pakicës parlamentare.
Në draft theksohet po ashtu se pranë Komisionit të Posaçëm, për të realizuar një proces sa më gjithëpërfshirës e transparent, do të ngrihet dhe funksionojë grupi i punës i ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë me përfaqësues të propozuar nga institucionet e drejtësisë, institucionet e pavarura dhe agjensitë ekzekutive ligjzbatuese, administrata publike, bota akademike, universitetet publike dhe jopublike, institute e organizata të shoqërisë civile dhe medias, si edhe organizata të sipërmarrjes, etj./ Top Channel