‘Gërdeci’, avokati: Të hetohet familja Berisha! Vrasje masive, korrupsion i pastër

Seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme për procesin ndaj Fatmir Mediut për Gërdecin është përfshirë nga tensione. Mes ish-ministrit Mediu dhe familjarëve të viktimave ka pasur debate.

Avokati Romeo Kara tha për “Tirana Live” në ABC News, se në çështjen Gërdeci është përfshirë e gjithë familja e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Po ashtu ai tha se ka vrasje masive si pasojë e pangopësisë e korrupsionit.

“Ka vrasje masive si pasojë e pangopësisë e korrupsionit. Kjo ka dalë nga të gjitha reportazhet, e kanë përcaktuar qartë.

Duhet hetuar e familja Berisha. Berisha do të nxjerrë veten si i persekutuar. Drejtësia duhet të flasë dhe jo të zvarritet.

Çështja duhet të hapet për korrupsion. Nuk e mendoj Mediun si kokën e kësaj çështje, por Berishën”, tha avokati.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT