“Gjaku i mësuesve do derdhet”/ DETAJE: Kush e dërgoi email-in kërcënues në shkollat e kryeqytetit

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me kërcënimin me bombë që u dërgua në shkollat 9-vjeçare të Tiranës mëngjesi ne sotëm
Raportohet se ka dyshime që e-maili është nisur elektronikisht përmes një sulmi kibernetik dhe se është shkruar fillimisht në gjuhë të huaj dhe më pas është përkthyer me “Google Translate” në shqip. E-maili ka përmbajte dhe konotacion fetar, teksa ende nuk dihet se kush është autori.
Deri më tani mësimi vijon normalisht në shkollat e kryeqytet, teksa policia ka shtuar prezencën pranë godinave, duke vijuar kontrollet.
Kujtojmë se alarme të kësaj natyre janë dhënë gjatë vitit 2022 në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, por kanë rezultuar false.