Gjendet makina me të cilën u largua vrasësi i efektivit në Fier/ Babai i viktimës gjithashtu polic

Policia ka arritur që të gjejë makinën me të cilën është larguar autori i vrasjes së policit 28-vjeçar Novruz Cenalia.

Mësohet se makina tip “Audi”, ngjyrë blu, është gjetur e braktisur në një lagje afër fshatit Baltëz në Fier, pra afër vendit të vrasjes, ku Azgan Mernica e qëlloi për vdekje pas një konflikti të çastit.

Ndërkohë, FNSH ka ngritur postblloqe në Vlorë me qëllim kapjen e autorit, i identifikuar si Asllan (Azgan) Mernica.

Efektivi i “Shqiponjave” u qëllua mesditën e sotme rreth orës 13:15 pranë Spitalit Memorial Fier, teksa ishte duke shkuar për të marrë shërbimin. Mësohet se babai i viktimës gjithashtu punonte në polici në sallën operative.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT