I qetë në kafazin e qelqtë/ Vrau efektivin e “Shqiponjave”, momenti kur Azgan Mërnica del para gjyqtarëve

Azgan Mërnica ka dalë sot para Gjykatës, për të mësuar masën e sigurisë për vrasje ne efektivit të “Shqiponjave”, Novruz Cenaliaj.
Ai është shfaqur i qetë dhe i pashqetësuar, në pritje të vendimit të gjykatës për të, teksa pritet që të lihet në arrest shtëpie deri në përfundim të hetimeve për krimin e rëndë.
Togat e zeza nën drejtimin e gjyqtares Dajana Ndrea dhe prokuror Denis Hyka do të marrin sot masën e vlerësimit për autorin Azgan Mërnica i cili përfaqësohet nga avokati Xhevair Morina.
Ngjarja ndodhi më 14 maj në fshatin Baltëz të Fierit, ku pas një konflikti se kush do kalonte rrugën me makinë, qëlloi me plumb në kokë efektivin 28-vjeçar. Pas krimit ai u arratis dhe u fsheh për më shumë se 48 orë, deri sa u dorëzua në polici vetëm pas ie bindi familja.