Integrimi i Shqipërisë, Rama ofertë për opozitën: Uluni me ne dhe aleatët për procesin e shtetbërjes europiane

Në kuadër të punës dhe synimit për t’u anëtarësuar në BE, Edi Rama i ka bërë një ofertë opozitës për arritur një “armëpushim”, në atë që ai e quan “luftë te tyren”, për të punuar së bashku për këtë qëllim.

Rama tha se PS ka gati një projekt rezolutë për të përshpejtuar rrugën e vendit drejt BE.

“Sot jemi gati për ti paraqitur grupit një projekt rezolutë që të nisim përpjekjet për rrugën në BE. Thirrja ime për ata që janë kundër nesh… ne nuk ju ndryshojmë dot juve, luftën tuaj bëjeni si të doni ju me gjithë arsenalin, por le ta krijojmë një hapësirë jashtë territorit të kësaj lufte një zonë të ndaluar.

Një vend pune të përbashkët me aleatë tanë strategjike, me të gjitha institucionet e pavarura, për të adresuar jo dallimet tona të papajtueshme politike, por procesin e mëtejshëm të shtetbërjes evropiane të Shqipërisë.

Ju thoni se e keni seriozisht të vini në pushtet. Unë u them se zgjedhjet janë vitin ardhshëm, nëse ne gjithë mend do të vini në pushtet ju do të jeni të parët që të jeni të interesuar për këtë iniciativë.

Konsiderojeni këtë iniciativë tonë si mundësi tuajën për të filluar të mendoni se çfarë do të bëni për rrugëtimin drejt BE. Kjo iniciativë kërkon një punë të madhe, dhe na duhet për Shqipërinë e 2030”, tha mes të tjerash kreu i shtetit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT