Ish-ministri Arben Malaj bën paqe me socialistët, shfaqet duke votuar për delegatët e Kongresit

Partia Socialiste zhvilloi këtë të shtunë ditën e dytë të procesit zgjedhor për 950 delegatët e rinj të Kongresit të cilët do t’i nënshtrohen votës së anëtarësisë.

95 mijë anëtarë aktivë të kësaj force politike janë thirrur që të marrin pjesë në këtë proces për rienergjizimin e partisë, proces i cili sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi tha se është në funksion të fitores së mandatit të tyre të katërt në zgjedhjet e 2025-ës.

Në procesin e votimeve të kësaj të shtune mori pjesë edhe ish-ministri Arben Malaj i cili pas hatërmbetjeve me kryeministrin Edi Rama dhe kolegët socialistë ishte distancuar nga kjo forcë politike.

Përmes një postimi në “Facebook”, Malaj shkruan se është detyra e tyre që tu shërbejnë votuesve dhe mbështetësve socialistë pa asnjë kusht. Ndër të tjera, ish-ministri s’ka nguruar të shprehë dhe kënaqësinë që ka ndjerë këtë të shtunë teksa ka takuar  miqtë e tij të hershëm dhe të tanishëm.

“Detyrim mirenjohes per socialistet eshte  pjesmarrja sot ne votimin ne Nj2  per delegatet e kongresi. Ne duhet tju sherbejme votuesve dhe mbeshtetsve tane pa asnje kushtezim.  Mosmirenjohja, ne cdo kohe dhe ne cdo menyre  eshte vesi me i keq njerezore. U gezova kur takova shume miq te hershem dhe  te tanishem, perhere te perkushtuar dhe fisnik!”, shkruan Malaj.

Kujtojmë se Arben Malaj vite më parë nisi të shfaqte një tjetër profil, atë të kritikut të Qeverisë socialiste. Herë pas here ai mbajti qëndrime të ashpra, ndaj kryeministrit Edi Rama, ndaj ministrit të Brendshëm , Taulant Balla, i cili aso kohe mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, madje dhe ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj të cilin e sulmonte për gjobat që vendoste Policia Bashkiake nëpër parkingje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT