Kush është shqiptari që u ekzekutua në Belgjikë teksa po pinte kafe! Historia e gjakmarrjes mes dy fiseve

Agustin Kaza, shqiptari të cilit disa ditë më pari iu bë një atentat në Belgjikë ka ndërruar jetë pas një jave në koma. Ditën e atentatit, Kaza ishte duke pirë kafen në një lokal të njohur “kafeneja e shqiptarëve” ku mori 4 plumba, një në kokë dhe tre të tjerë në gjoks.

Atentati dyshohet se është kryer për arsye gjakmarrjeje pasi vëllai i Agustin Kazës ka kryer kohë më parë vrasjen e vëllezërve Gjini.

Policia ka shoqëruar 14 persona të cilët janë të dyshuar për këtë atentat, gjatë kohës që është duke punuar ende për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Si nisi hakmarrja mes fisit Kaza dhe Gjini

Më datë 7 Janar të vitit 1994 qyteti i Rrëshenit u trondit nga vrasja e Shefit të Krimeve, Ndue Kaza. Ai dyshohet se u qëllua me armë zjarri në mes të qytetit nga Dod Gjini dhe Augustin Gjini, të cilët pas ngjarjes u arratisën.

Në vitin 1997, shtetasi Martin Kaza ka vrarë për hakmarrje në qytetin e Laçit, vëllezërit Dod Gjini dhe Augustin Gjini, të cilët kanë qenë autorët e dyshuar të vrasjes se vëllait të tij në vitin 1994.

Martin Kaza është dënuar për vrasjen me 22 vite burg për veprat penale  ”Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim” si dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Kaza u arrestua në Londër, ndërsa në vitin 2017 u ekstradua dhe vijon të kryej dënimin në Shqipëri.

Edhe pse Martin Kaza ndodhet në burg, kjo nuk e ka ndalur gjakun mes fiseve. Edhe pas kaq vitesh, ku shënjestra e fundit ishte Agustin Kaza.

Ai ishte duke pirë një kafe, kur një person i maskuar ju afrua dhe e qëlloi me 4 plumba.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT