Luan Baçi: E njoh vrasësin e policit në Fier, ka qenë qytetar i ndershëm

Deputeti i PD, Luan Baçi, ka thyer heshtjen për vrasjen e punonjësit të policisë në Fier, Novruz Cenalia.
I dyshuari për vrasjen, Azgan Mernica, ka punuar me Baçin, në strukturat për mbrojtjen e votive të Partisë Demokratike.
Baçi ka folur sot nga protesta para Bashkisë së Tiranës për këtë ngjarje, vetëm pasi në media doli foto e tij me vrasësin e policit, ndërsa për 24 orë me radhë, ai nuk e dënoi vrasjen.
Edhe sot, për vrasësin ka thënë se është qytetar i ndershëm.
“Unë këtu jam edhe për t’iu drejtuar punonjësve të policisë, së pari për t’i dhënë përgjigje shumë gazetarëve dhe mediave, që po më bëjnë sms për t’i dhënë një përgjigje intime në lidhje me ngjarjen e rëndë në Fier.
Unë shpreh ngushëllime të sinqerta për policin e vrarë. Por po ashtu konfirmoj se si deputet i Fierit kam shumë njohje, foto dhe takime dhe me qytetarë demokratë, dhe jo vetëm. Një ndër ata edhe vrasësi i atij polici.
Po ju media që e keni nxjerrur, po ju përgjigjem live, e njoh Azgan Merlicën. Në 2021 kur ka bërë atë foto me mua nuk ka qenë një kriminel, por një qyetar i ndershëm.
E dënoj veprimin e tij, shpreh keqardhje”, tha ai.
Baçi e paraqet si një njohje normale, por në fakt, ai krenohej me vrasësin e policit tre vjet më parë.