MISTERET e tragjedisë/ Cila ishte dinamika e mbytjes së Almës me tre fëmijët në lumin Buna

Erëndësishme është që të kryen edhe ekspertimet tokikologjike pasi mendohet se fëmijët mund të kenë qënë nën efektin e qetësuesve. Të paktën, kjo është një tjetër pistë që ngrenë ekspertët mbi rrethanat reale se si fëmijët mund të kenë përfunduar në ujrat e Bunës. Është e vështirë të mendohet se një fëmijë hidhet me vetëdije.

‘Analizat toksikologjike përgjithësisht përcaktojnë faktin nëse viktimat kanë përdorur substanca të ndryshme qoftë qetësuese qoftë stimuluese de këto meren nëpërmjet mostrave të gjakut, pjesëve të stomakut nga autopsia e kryer ng ana e mjekut ligjor për të parë shkakun dhe detaje në trupin eviktimave për të përcaktuar përfundimisht se nën efektin e ndonjë ilaci qetësuesi kanë qënë apo jo viktimita dhe a kanë patur dhunë fizike’ u shpreh ish-prokurori, Eugen Beçi

Pas gjetjes së trupit të vajzës së parë, menjëherë nisën opercionet e kërkimit ditë e natë. Deri në atë moment, askush nuk kishte dyshuar për mbytjen në lum, pavarësisht denoncimit të kryefmailjarit për zhdukjen e Almës dhe fëmijëve. Efektivët e FNSH Shkodër dhe RENEA I përqendruan kërkimet në ujrat e Bunës. Një operacion mjaft I vështirë për shkak të rrymave të forta që ka ky lumë.

‘Nga darka filluan të angazhohen peshaktarët. Mëngjesin e të nesërmes kërkuan ndihmë nga emergjencat civile, ushtria e gjithcka. Pse u vonuan nuk ishte e justifikuar vones se mund të mos gjendeshin më viktimat’ u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço

Grupi i Inside Story ka qënë pjesë e kërkimeve intensive duke dokumentuar edhe rrezikun që u kanosej pulumbarëve. Ata, ishin në luftë me kohën. Zona e zhdukjes së trupave është pranë grykëderdhjes dhe nëse përfundonin në det, ndoshta nuk mund të gjendeshn kurrë.

Shumë afër vendit që mendohet se kanë qëndruar para se të përpiheshin nga ujrat e ftotë të Bunës u gjet trupi i njërës prej vajzave. Kanë kaluar më shumë se 72 orë kërkime nga pulumbarët e Reneas, peshkatarët e zonës, ushtria e policia. Të gjithë ishim në luftë me kohën dhe me ujrat e rrëmbyeshëm të Bunës. Frika që i druheshim të gjithë ishte se ndoshta nuk do të lokalizonin dot trupat e tjerë. Por të martën e 7 Majit pulumbarët do të sinjalizonin një ljam të mirë në këtë tragjedi të madhe. Në një distanë më pak se 3 km nga vendi ku mendohet se fëmijët dhe nëna kanë rënë në ujë, u gjet edhe trupi i Arditit të vogël. Me vetëm pak orë diferencë po atë ditë do të gjendej edhe trupi i nësës së tyre, Alma Arrazit. Kjo e fundit u gjet shumë larg, rreth 35 kilometra nga ura e Bunës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT