Një grua hidhet në tokë dhe shkelmohet/ Pamje tronditëse nga protesta para Bashkisë (VIDEO)

Një incident i papritur ka ndodhur ditën e sotme gjatë protestës së Rithemelimit para Bashkisë së Tiranës.

Një grua, e cila ishte e pranishme në protestë është sulmuar duke u goditur me shkelma nga disa burra ende të pa identifikuar.

Nuk dihet nëse agresorët, të cilët sulmuan gruan ishin protestues apo kalimtarë, teksa video e cila është shpërndarë në media duket se si një grup burrash godasin me shkelmë gruan e cila ndodhet e shtrirë në tokë.

Për të neutralizuar situatën kanë ndërhyrë edhe policia e cila ishte e pranishme në vendin e ngjarjes, ndërkohë që situata pak minuta më vonë është qetësuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT