Njihet si aleat i Putin/ Kryeministri hungarez ngre ALARMIN: Evropa po bëhet gati për luftë

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka ngritur alarmin, duke deklaruar se se Evropa po përgatitet për luftë me Rusinë.
Orban, i cili ka kultivuar lidhje të ngushta me Vladimir Putin, tha se ka gjithnjë e më shumë shenja se Evropa po përgatitej për veprime ushtarake.
“Të shkosh në luftë nuk ndodh me një hap. Janë tre faza: diskutimi, përgatitja dhe shkatërrimi. Tani po përfundojmë diskutimin dhe jemi në fazën e përgatitjes. Jemi centimetra larg shkatërrimit” tha ai për mediat vendase.
Pavarësisht dënimit dhe kundërshtimit të gjerë të BE-së ndaj pushtimit të Rusisë, Orban është përpjekur të forcojë marrëdhëniet dypalëshe me Moskën. Ai ka kundërshtuar shumë nisma të BE-së për të mbështetur Ukrainën në rezistencën ndaj forcave të Moskës, ndërsa ka pozuar për në foto me Putin në tetor. Orban ishte i vetmi mes liderëve perëndimorë për të uruar rizgjedhjen e Putinit, pavarësisht se disa ministra të BE-së e quajtën votimin