“Nuk jam peng i askujt! Zero shanse të ndikojë kush në punën time”/ Kreu u SPAK i përgjigjet akuzave të Berishës

Kreu i SPAK, Altin Dumani ditën e sotme ka kthyer përgjigje në lidhje me shumë pikëpyetje të ngritura edhe nga deputetë të tjerë. Prej orës 10:00 Kreu i SPAK, Altin Dumani po raporton në një seancë dëgjimore përballë deputetëve të Komisionit të Ligjeve. Gjatë diskutimeve në Kuvend, Dumani i është përgjigjur edhe akuzave të ish-kryeministrit Berisha.
Më herët ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Dumanin se është një “peng” i kryeministrit Rama e gjithashtu po i shërben opozitës në pushtet. Gjithashtu Berisha e ka akuzuar se SPAK e ka lënë në arrest shtëpie për t’i shërbyer opozitës.
Kreu i Spak këtyre akuzave i është përgjigjur, i prerë, duke thënë se nuk është peng i askujt dhe askush nuk ndërhyn në punën e tij dhe të prokurorëve të SPAK. Ai gjithashtu ka shtuar se do t’a vazhdojë luftën kudër krimit të organizuar dhe korrupsionit por në këtë gjë nuk duhet të jëtë i vetëm.
“Nuk jam peng i askujt! Zero shanse të ndikojë kush në punën time e të prokurorëve të SPAK. Shifrat janë kokëforta e flasin vetë. Kemi rënie të ulit të referimeve të korrupsionit nga institucionet publike me 40%. Thirrja që bëj përmes adresimit të shqetësimit është kjo: Të gjithë institucionet duhet të bashkëpunojnë . Ne jemi hallka fundore. Të gjithë institucionet duhet të punojnë e basshkëpunojnë fort me ne. Prokurorët e SPAK duhet ti bëjnë veshët shurdh ndaj çdo lloj presioni politik apo mediatik, sepse në ndihmë na vjen pavarësia kushtetuese e ligjore. Nuk duhet të influencohemi fare nga lufta politike e mediatike, por duhet të përmbushim detyrën. Marrëdhënia me politikën është thjesht institucionale e proceduriale” u shpreh Dumani.