Operacioni i SPAK/ Urdhër- arresti për ish-drejtorin e policisë së Lezhës dhe kushëririn e deputetit të PS, dyshohen se…

SPAK ka lëshuar një urdhër-arresti për drejtuesin e policisë së Lezhës, Henrigert Mitri, në kuadër të operacionit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Henrigert Mitri ka shërbyer në komisariatin e Lezhës për rreth 8 muaj.

Sipas raportimeve Mitri dyshohet se ka qenë i përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike në periudhën e pandemisë në zonën e Kashnjetit.

Kushëriri i deputetit të PS Eduart Ndreca, Elvis Ndreca dyshohet gjithashtu se ka lidhje në këtë veprimtari kriminale gjatë kohës kur Mitri ishte në krye të drejtorisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT