Përdorin gra dhe minorenë/ Si i marrin deputetët e “Rithemelimit” bombat molotov në protestën para bashkisë

Edhe ditën e sotme, në protestën e “Rithemelimit” para godinës së bashkisë Tiranë, nuk munguan bombat molotov.

Burime nga policia bëjnë të ditur se është zbuluar skema e dërgimit të mjeteve plasëse. Para zhvillimit të protestës, janë disa gra që u japin çanta disa adoleshentëve që edhe nëse kapen gjatë kontrolleve, nuk i kap ligji.

Çantat kanë bomba Molotov poshtë, ndërkohë që sipër ka vezë e domate. Disa nga këto ngarkesa janë zbuluar nga ana e uniformave blu.

Ato i mbajnë fëmijë 14-15 vjeç, dhe më pas gjatë protestës i marrin protestuesit e tjerë. Gjatë protestës së sotme, një efektiv policie ka humbur ndjenjat nga dëmtimi i bombës Molotov.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT