“Po e ekzagjeron…”/ Frederik Ndoci në podkastin “Flasim”: Ju heq kapelën për punën e bërë!

Artisti Frederik Ndoci ishte sot i ftuar në puntatën e radhës të podkastit “Flasim” të kryeministrit, Edi Rama.
Këngëtari e nisi intervistën duke treguar arsyen se pse la Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u kthyer në Shqipëri, ndërsa nuk i kurseu ‘lavdërimet’ për ndryshimet në vend.
Rama tha me nota humori se ‘janë të ekzagjeruar’.
Pjesë nga biseda:
Frederik Ndoci: Unë jam një qytetar amerikan i lindur në Shkodër. Një ditë prej ditëve të bukura, më thotë djali, ne jetonim në Florida, perfekt do ishte të shkonim në Tiranë. Më mirë me qenë djali Federik Ndocit në Shqipëri, sesa qytetar amerikan. Nuk janë elozhe dhe furça, jam i vetmi që nuk kam nevojë për elozhe. Ky vend, faleminderit dorës që ke vu…kur më pyetën thash Amerika nuk jep flet lavdërimi me mik, prandaj unë heq kapelën.
Edi Rama: E ndjej sinqeritetin, por janë pak të ekzagjeruar
Feederik Ndoci: Kam pak rezerva se nuk dua të dukem ai që nuk jam. Le të më shajnë njerëzit mua që po rrej. Kena nanën akoma gjallë që të don fort.