Policia vë në pranga dy shqiptarë në Durrës, tentuan të fusin në tregun shqiptar 80 mijë euro të vjedhura në…

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy të rinj të cilët kanë tentuar të fusin në tregun shqiptar 80 mijë euro, para të cilat dyshohen të jenë vjedhur nga banka e shteteve të BE.

Seksioni i Mbështetjes Operacionale të Hetimit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, kanë bërë të mundur të finalizonin operacionin policer të koduar “ Suspicion” për të kapur dy shtetasit të cilët po tentonin të shisnin në treg para të vlerës 80 mijë euro të cilat dyshohen të vjedhura nga bankat e shteteve të BE.

Shtetasit e arrestuar në flagrancë janë të indentifikuar me iniciale T.D 33 vjeç banues në Fushë-Krujë dhe V.K 43 vjeç banues në Shijak, në fshatin Ardhishte.

Në fshatin e 43-vjeçarit, me automjetin me të cilin dy shtetasit lëviznin, policia ka gjetur paratë e vlerës 80 mijë euro që dyshohet se janë vjedhur me qëllim për t’u shitur në tregun shqiptar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT