Prokuroria thërret Filip Talon, personazhin kyç të dosjes së Sigurimit për shtetasin I.M

Prokuroria e Tiranës ka thirrur shtetasin Filip Talo. Talo ka dhënë shpjegime para hetuesve në orën 10.30. Mësohet se ai është pyetur për kallëzimin e Ilir Metës kundër Autoritetit te Dosjeve.

Filip Talo është personi kyç në dokumentet që Autoriteti i Dosjeve thotë që ka zbuluar për Ilir Metën se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Ai për herë të fundit është parë duke dalë nga Autoriteti në datën 29 korrik ku mori dosjen e tij.

Filip Talo ka lindur në Lushnje në vitin 1969.

Ai rezulton të ketë qenë shok klase me ish-presidentin Ilir Meta në Fakultetin Ekonomik në Tiranë.

Sipas të dhënave, Filip Talo rezulton që deri në vitin 2013 të ketë punuar në Drejtorinë e Metrologjisë.

Ky institucion është në varësi të Ministrisë së Energjetikës dhe Transporteve e cila në atë drejtohej nga Lëvizja Socialiste për Integrim, që drejtonte vendin në koalicion me Partinë Demokratike.

Madje, në një raport të Kontrollit të Shtetit bërë në drejtorinë e metrologjisë është edhe emri i Filip Talos.

KLSH kërkon që për këtë person të vendoset një gjobë në vlerën e 100 mijë lekëve apo një masë administrative pasi nuk kishin respektuar procedurat në disa tenderë të zhvilluara.

Filip Talo sipas këtij dokumenti, mbante detyrën e kryetarit të komisionit të vlerësimit të ofertave.

Pas këtij viti sipas informacioneve Talo rezulton të jetojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kthehet herë pas herë në Shqipëri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT