Protestuesit vënë në RREZIK jetën e gazetarëve, hedhin molotovë në drejtim të bashkisë

Rithemelimi ka protestuar sërish ditën e sotme përpara Bashkisë së Tiranës.

Protestuesit kanë hedhur moltovë në drejtim të godinës së bashkisë por mjeti plasës ka qenë shumë pranë gazetarëve duke bërë kështu të rrezikohej jeta e tyre.

Në momentin e shpërthimit ata janë larguar me shpejtësi për të shpëtuar ndërkohë që një prej policëve të nddhur aty pranë po mundohej të fikte flakët.

Gjithashtu veç molotovëve protestuesit kanë goditur edhe me vezë bnë drejtim të dritareve të bashkisë. Dhjetëra forca policore janë vendosur në gatishmëri për të ruajtur rendin e protestës.

Kjo protesë është organizuar nga Rithemelimi duke kërkuar për të disatën herë dorëheqjen e kryetarit të bashkisë Erjon Veliajt.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT