Rama shkon në Athinë, kreu i SYRIZA-s vizitë në fshatrat minoritarë në jug të Shqipërisë

Presidenti i SYRIZA-Aleancës Progresive Stefanos Kasselakis pritet të vizitojë nesër fshatrat e minoritetit grek dhe të bisedojë me banorët e minoritetit.
Kasselakis do të kalojë kufirin greko-shqiptar nga postblloku i Kakavijës në orën 09:30 dhe vizita e tij e parë do të jetë në Vularat dhe varrezat e grekëve të rënë gjatë luftës në vitet 1940-1941.
Më pas ai do të vizitojë shkollën dhe bashkinë e Dropullit ku do të bisedojë me përfaqësues të pushtetit vendor.
Në Vanistër do të ketë një takim me përfaqësues të Omonias dhe MEGA-s, si dhe me biznesmenë grekë të minoritetit.
Kjo vizitë e kreut të opozitës greke zhvillohet në një kohë kur pritet të zhvillohen zgjedhjet europarlamentare, por edhe në një kohë kur marrëdhëniet Tiranë-Athinë janë tensionuar për shkak të çështjes Beleri.