Rama takim me shqiptarët në Athinë më 12 maj, Mitsotakis: Zgjedhje e panevojshme, nuk vjen si i ftuar i qeverisë

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka komentuar vizitën që pritet të zhvillojë kryeministri Edi Rama në 12 maj në vendin fqinj.
Përmes një interviste për mediat vendase, Mitsotakis tha se Rama nuk është i ftuar i qeverisë greke, por po shkon atje për të biseduar me bashkatdhetarët shqiptarë.
“Është e drejtë e tij, një zgjedhje që më duket e panevojshme, prandaj thashë që është një zgjedhje e panevojshme.
Ne kemi probleme me marrëdhëniet greko-shqiptare”, tha ai, ndërsa shtoi se çështja e arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, është europiane, jo dypalëshe.
Megjithatë ai tha se nuk do të ndalojë tubimin që kryeministri Edi Rama do të zhvillojë në Greqi, por as nuk do të lehtësojë atë.