Rinas/ Konkurrenca e dy kompanive ajrore nxjerr nga tregu të tjerat, por ul çmimet: Shqipëria me biletat më të lira në botë

Në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës ka pasur kaq shumë pasagjerë javët e fundit, saqë po punohet për zgjerimin e strukturave. Por gjithë ky fluks nuk është rastësi, shkruan shqiptarja.com.
Në pjesën e parë të vitit 2024, rezulton të jetë aeroporti me rritjen më të shpejtë të fluksit në Evropë, me mbi 200% krahasuar me vitin 2019, sipas Aci Europe. Bumi i turistëve bëri që të hapen disa linja ajrore.
Por arsyeja kryesore qëndron në konkurrencën mes Ryanair dhe Wizz Air me tarifa aq të ulëta saqë e bëjnë Shqipërinë vendin me biletat më të lira ajrore në botë.
/Tre të katërtat e ofertës në duart e dy kompanive