Samiti i Ballkanit Perëndimor dhe BE në Malin e Zi/ Rama nuk kursen batutat: Jam i zhgënjyer, më pritët me shi…

Kryeministri Edi Rama, pjesë e Samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe të BE që po mbahet në Malin e Zi, tha ndër të tjera se ky është një proces inkurajues që do të hape shtigje të reja për vendet tona për t’u integruar në BE dhe në tregun e vetëm të tij.

Ai e nisi fjalën e tij me një batutë, duke u shprehur se është i zhgënjyer që Mali i Zi nuk i priti liderët me një mot me diell, por i priti me një shi gjerman.

Kryeministri theksoi faktin se ideja që brenda këtij viti mund të sigurohen që transfertat financiare të qytetarëve shqiptarë në BE në Shqipëri, do të jetë shumë më i lehtë dhe pa barrën e shpenzimeve është diçka shumë pozitive.

“Së pari do doja të thosha që jam shumë i zhgënjyer që Mali i Zi nuk arriti të na priste me mot me diell, por na priti me një shi gjerman. Sa i takon të tjerave çdo gjë është në rregull dhe ne jemi gati për një sesion të ri të këtij procesi inkurajues që do të hapë shtigje të reja për vendet tona për t’u integruar në BE    dhe në tregun e vetëm të tij, duke krijuar shanse të reja për njerëzit.

Ideja që brenda këtij viti mund të sigurohemi që transfertat financiare të qytetarëve tanë nga BE në vendet tona, do të jetë shumë më i lehtë pasi nuk do të kemi barrën e shpenzimeve që kanë pasur është diçka shumë pozitive. Sa i takon të tjerave duhet të punojmë.”- tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT