Sekuestrimi i pasurive që rrjedhin nga veprimtari kriminale, reagon ministri i Brendshëm Taulant Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale të jashtëligjshme.

Ai ka thënë se sekuestrimi pasurive dhe këtyre vlerave monetare të cilat rrjedhin nga rrugë kriminale janë prioriteti i tyre dhe shumë shpejt do të materializohet me nisma konkrete ligjore të cilat do të jenë në përputhje me standartet më të mira të BE.

Balla ka përgëzuar edhe policinë e shtetit në Durrës, Tiranë, Krujë, dhe policinë kufitare në Durrës, të cilat kanë vendosur përpara drejtësisë 18 shtetas për veprimtaritë e tyre të jashtëligjshme, duke ju sekuestruar pasuritë dhe shumat monetare të fituara ilegalisht.

“Gjurmimi dhe sekuestrimi i pasurive dhe vlerave monetare që rrjedhin nga veprimtaria kriminale jane prioriteti ynë, i cili se shpejti materializohet me nje nisme konkrete ligjore ne perputhje me standardet me te mira te Bashkimit Evropian: Ngritja e Zyres se Rikuperimit te Aseteve.

Përgëzime Policisë së Shtetit në Durrës, Tiranë, Krujë, Vlorë dhe Policisë Kufitare Durrës për vendosjen para drejtësisë së ç8 shtetasve, sekuestrimin e pasurive dhe shumave monetare të përfitura nga aktivitete të paligjshme. Në të gjithë vendin vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje, zbardhja e vjedhjes së pronës dhe gjetja/ndalimi i shtetasve në kërkim nga drejtësia“, reagoi Balla.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT