Sërish arrestime nga “Flakë në det”/ Kush janë 3 pjesëtarët e bandës së Gëzim Çelës që ranë në pranga

Janë arrestuar ditën e sotme tre persona të tjerë, në kuadër të operacionit anti-drogë “Flakë në det”. Mësohet se urdhër-arrestet janë firmosur nga GJKKO, teksa të arrestuarit akuzohen për trafik lëndësh narkotike.
Kujtojmë se nga operacioni i ndërmarrë vitin e kaluar, ra në pranga dhe Komisari i Kurbinit, Dritan Metaj, që dyshohej se shoqëronte të njohurin si baronin e drogës, Gëzim Çela, dhe anëtarë të tjerë të grupit të drogës. m Në pranga kanë rënë personat e identifikuar me inicialet A. D., S. L. dhe K. B., dhe janë anëtarë të bandës kriminale të “padronit të drogës”, Gëzim Çela.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të veprimeve proceduriale, në lidhje me procedimin penal nr. 185, të vitit 2023, në kuadër të të cilit, është zhvilluar operacioni policor i datës 15.08.2023, i emërtuar “Flakë në det”, ku nëpërmjet detit është tentuar të trafikohet një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 46, datë 29.04.2024, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, për caktimin e masës së sigurimit për personat nën hetim A. D., S. L. dhe K. B., si persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Masat e sigurimit ndaj personave nën hetim A.D. S.L. dhe K.B., janë ekzekutuar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në datën 30.04.2024.
Gjatë ekzekutimit të vendimit për caktimin e masave të sigurimit, është ushtruar kontroll në disa banesa dhe subjekte tregtare