“Shpërbëhet Maqedonia e Veriut, pjesa shqiptare i kalon Kosovës”/ Ngjela: Greqia i trembet Shqipërisë së Madhe, Çamëria …

Analisti Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News komentoi tensionet e fundit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Ndërsa u shpreh se Maqedonia e Veriut është një shtet miks me shqiptarë dhe bullgarë, sipas analistit ekziston një mundësi që të shpërbëhet dhe pjesa shqiptare t’i kalojë Kosovës.

Ngjela: Nuk e pranon politika greke ngritjen e Shqipërisë, të të bëj një pyetje, përse nuk e njohin Kosovën? Sepse i tremben Shqipërisë së Madhe, quhet Shqipëri Etnike janë dy shtete shqiptare në Ballkanin Perëndimor, ku e durojnë ata të, përse nuk e durojnë dot, sepse kanë ngjashmëri të plotë midis Kosovës dhe Çamërisë, e kanë tek Çamëria, e mban mend që foli një herë Rama për Çamërinë? Janë këta që e kanë krijuar ngërçin.

Është Kosova që e krijon ngërçin sepse ata kanë të ngjashmen e Kosovës, ç’do të bëhet me historinë e Shqipërisë? Do të ecet përpara, janë dy shtete sot, do bëhen tre apo s’do bëhen tre, po luhet edhe Maqedonia.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT