Shqiptarja përjeton TMERR në Greqi! 27-vjeçari e merr peng dhe e përdhunon, si e gjeti policia (EMRI)

Një 33-vjeçare shqiptare ka përjetuar tmerr në Greqi, pasi u morr peng dhe u përdhunua nga një 27-vjeçar.

Sipas mediave helene, ngjarja ka ndodhur në Athinë, ku autori e ka rrëmbyer shqiptaren Gabriela Çelaj, e ka rrahur dhe më pas e ka përdhunuar në një banesë të braktisur. Pas kësaj, ai e ka lidhur me pranga në duar dhe këmbë duke e lënë të mbyllur në atë godinë.

Pas hetimeve, policia arriti ta identifikonte autorin, shtetasin palestinez Mohammad Odi dhe ta arrestonte, por kur u morr në pyetje, ai vijoi të mos tregonte se ku po e mbante Çelën. Më pas, gjatë një patrulle të policisë në kryqëzimin e rrugëve Sokratous dhe Xouthou, efektivët dëgjuan një grua që bërtiste për ndihmë. Ata nisën kontrollin dhe e gjetën të renë të lidhur me pranga dhe me një plagë thike në këmbë. Po ashtu, ajo kishte hematoma në fytyra nga dhuna.

Raportohet se shqiptarja është dërguar në spital, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Po ashtu, nuk jepen detaje për raportin që ajo kishte me pengmarrësin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT