Shtyhet takimi i Ramës me shqiptarët në Londër, shkak bëhet…

Takimi i kryeministrit Rama me shqiptarët në Londër raportohet të jetë shtyrë së fundmi.

Arsye e shtyrjes së takimi thuhet të jetë Kongresi i PS-së dhe zgjedhjet e 4 korrikut në Angli.

Gjithashtu burime nga Partia Socialiste kanë thënë për Top Channel se ky takim do të bëhet në muajt në vazhdim por pa dhënë një datë konkrete.

Takimi i kryeministrit në Angli parashikohej të ndodhte në fillim të qershorit por për arsye të sipërpërmendura u shtye për një moment tjetër të pacaktuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT