Si është të stërvitesh nën stresin e hetimit nga SPAK? Ilir Meta: Ka nja 300 vjet që…

Ilir Meta ka folur për stërvitjet intensive në palestër së fundmi, ndërsa nuk i ka shpëtuar pyetjeve që lidhen me politikën, për shkak të zhvillimeve të fundit në vend.
I pyetur në intervistën për ‘Fit Station’ në News24 se si është të stërvitet nën stresin e raportimeve se ndodhet nën hetim nga SPAK, presidenti i Partisë së Lirisë u shpreh se “ka 300 vjet që është nëpër hetime” dhe se nuk ka asnjë lloj stresi.
Pyetje: Si është të stërvitesh në stres, ndërkohë që flitet në media se zoti Meta është nën hetim nga SPAK?
Meta: Ka nja 300 vjet që jam nëpër hetime dhe nuk kam asnjë lloj stresi. Stresi im është në raport me njerëzit, të qëndroj ndaj detyrimeve që kam. Ky është i vetmi stres që kam. Stresi më i madh që kam është kur takoj një njeri dhe më thotë do iki nga Shqipëria.
Pyetje: A keni patur një ballafaqim me Dumanin pas deklaratave që keni bërë në media?
Meta: Unë u jam përgjigjur mediave dhe s’kam pasur arsye për ballafaqim. Nëse ai merret me sport, me boks, me mundje, patjetër këto garat sportive janë të mira për të gjithë.