“Sulmi ishte i mirëmenduar, autorët po jepnin një mesazh”/ Detaje të reja për dhunimin e avokatit, ja çfarë tregon gazetarja

Ngjarja e dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi ka bërë bujë të madhe dhe ka shkaktuar reagime të shumta.

Së fundmi gazetarja Doriana Bezat ka raportuar detaje të reja nga dhunimi barbar i avokatit.

Ajo ka thënë se sulmi nuk ishte i rastësishëm por i mirëmenduar pasi ngjarja ka ndodhur në mes të ditës dhe në atë zonë ka patur edhe kamera që e kanë filmuar skenën.

Sipas gazetares autorët kanë kryer sulmin të pamaskuar dhe këtë gjë e kanë bërë me qëllim për t’i dhënë një mesazh avokatit.

“Arrestimi në flagrancë bilanci zero! Nuk e kemi pasur të suksesshme arrestimin në flagrancë se rrugët që e lidhin Tiranën me rrugët e tjera…, në një pikë kontrolli mund të ishte një efektiv. Autorët kanë dhënë mesazh, nuk më rezulton që të jetë e rastësishme, e kanë bërë me vetëdije për t’i dhënë një mesazh për avokatin”, tha Bezat.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT