Tjetër tmerr në Dropull! Gjendet e vdekur motra e të moshuarës që u vra me bashkëshortin, dyshohet se…

Një ngjare e rëndë ka ndodhur sot në Dropull, teksa një 90-vjeçare është gjetur e vdekur në banesën e saj.

Raportohet se viktima është Marianthi Barka, motra e Kleoniqi Ilias, 88-vjeçarja e gjetur e vrarë në banesën e saj së bashku me bashkëshortin, Kosta Ilia, në fillim të këtij muaji (3 maj). 90-vjeçarja dyshohet se ka pësuar vdekje aksidentale pasi burime nga fshati pohojnë se ajo jetonte e vetme dhe kishte vendosur shkallën të lante strehën, por ishte rrëzuar.

Ngjarja ka ndodhur pak më parë dhe në vendngjarje aktualisht ndodhet efektivët e policisë për zbardhjen e detajeve.

Kleoniqi Ilia, 88 vjeç dhe Kosta Ilia, 84 vjeç të cilët u gjetën të pajetë më 3 maj, në banesën e tyre në fshatin Bodrishtë të Dropullit, me shenja dhune. Autori i krimit ishte Thoma Mastora.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT