Trajneri i Kosovës U21 sulmon ashpër FSHF-në për bashkëpunimin me Serbinë: O robt…

Federata Shqiptare e Futbollit gjatë ditës së djeshme njoftoi se ka dërguar kërkesën në UEFA për organizimin e Euro 2027 për U-21 në bashkëpunim me Serbinë.

Ky vendim ka ngjallur shumë reagime të mëdha, përfshi këtu edhe trajnerin e Kombëtares së Kosovës U-21, Afrim Toverlani.

Toverlani përmes rrjeteve sociale ka bërë një reagim kundër FSHF-së, madje i fyen ata me të shara.

“Organizimi i evropianit U21 Shqipëri-Serbi 2027! A jeni bre normal? O robt…”, ka shkruar Toverlani në rrjetet sociale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT