Vdiq në aksidentin ajror me helikopter, kush do t’a zëvendësojë Presidentin iranian?

Presidenti i Iranit vdiq këtë javë nga një aksident ajror me helikopter. Vdekja e tij ka sjellë vështirësi për të zgjedhur një president të ri për Republikën Islamike.
Zëvendëspresidenti i Raisit, Mohammad Mokhaber, ka marrë përsipër tashmë detyrën e presidentit të përkohshëm.
Shumë shpejt do të mbahen dhe zgjedhjet presidenciale prandaj dhe koha e Mokhaber si president do të jetë shumë e shkurtër. Data 22 qershor është caktuar si datë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.
Mokhber, së bashku me kryetarin e Parlamentit, Mohammad Baqer Qalibaf, dhe kryetari i Gjyqësorit, Gholamhossein Mohseni-Ejei, duhet t’i organizojnë zgjedhjet e reja.
Raisi vdiq në vend së bashku me nëntë persona të tjerë, përfshirë ministrin e Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian, kur helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua në veriperëndim të Iranit më 19 maj.
Raisi, ish-kryetar i Gjyqësorit që u emërua në zgjedhjet kontroverse të vitit 2021, shihej si pasues i liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei. Duke folur para kombit më 19 maj para se të konfirmohej vdekja e Raisit, Khamenei tha se “populli iranian nuk duhet të shqetësohet, nuk do të ketë pengesa në punën e vendit”.
Vdekja e Raisit përbën sfidë për politikanët e linjës së ashpër të Republikës Islamike. Ali Afshari, ish-lider i studentëve me bazë në SHBA, i cili ishte burgosur në Iran për veprimtarinë e tij, tha për Radion Frada të Radios Evropa e Lirë se “mund të mos jetë e lehtë te gjendet një lider si Raisi, i cili i bindej plotësisht Khameneit dhe sistemit”.
Procesi i cili zakonisht është i gjatë, për zgjedhjen e kandidatëve të përshtatshëm, duke ju nënshtruar hetimeve dhe aprovimit nga Këshilli i fuqishëm i Gardës, tani do të shkurtohet për dy muaj.
Vakil radhiti kandidatët e kaluar presidencialë, të cilët janë hetuar tashmë nga Këshilli i Gardës, në mesin e pasardhësve të mundshëm të Raisit, përfshirë kryetarin e Parlamentit, Qalibaf.
Ai nënvizoi gjithashtu se Khamenei mund ta shfrytëzojë rastin për ta “rehabilituar” ish-kryetarin e “margjinalizuar” të Parlamentit, Ali Larijani, i cili e kishte të ndaluar të garonte kundër Raisit më 2021, por “ ka qenë mbështetës besnik i sistemit”.
Zgjedhja e presidentit këtë vit do të sjellë ndryshime gjithashtu edhe në afat kohor pasi presidenti i cili do të vijë në pushtet do të ketë një mandate të plotë 4-vjeçar.
Zgjedhjet presidenciale në të ardhmen do të mbahen njëkohësisht me ato parlamentaret. Vdekja e Raisit lë boshllëk të madh në përpjekjet e Iranit për ta zgjedhur liderin e ardhshëm suprem gjithashtu.
Lideri suprem i merr të gjitha vendimet vendimtare për politikat e brendshme dhe të jashtme të Iranit. Shumë opsione janë në dispozicion por ish-kundërshtarët e Raisit do të përfitojnë me shumë mundësi nga vdekja e tij.
Afshari ka përmendur të birin e Khameneit, si kandidat për të zëvendësuar babanë.