VIDEO: Dua Lipa e konfirmon, Jugu i Shqipërisë vendi më i preferuar për të kaluar pushimet e verës

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, vitet e fundit i ka kaluar pushimet verore edhe në Shqipëri.

Duket se ylli e shijon bregdetin shqiptar, me bukuritë që ofron, por edhe për ushqimet tradicionale apo shoqërinë e mirë. Shpesh Dua e ka përmendur Shqipërinë dhe Kosovën si dy vende që duhen vizituar, ndërsa në një intervistë me një media amerikane ‘iherartradio’, e pyetur se kush është vendi i preferuar për të kaluar pushimet, ajo u përgjigj: Jugu i Shqipërisë. “Ose Ibiza”, shton më tej.

Videon e ka publikuar edhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, e cila shkruan: “Dua Lipa zgjodhi Shqipërinë si vendin e preferuar për verën 2024.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT