VIDEO LAJM: “Mbron me pasion, në çdo hap dhe anë Saliun e madh”, avokatit të Berishës i dedikojnë këngë

Avokatit të Sali Berishës, Genc Gjokutaj i kanë dedikuar një këngë, siç duket për të falenderuar për mbrojtjen e ish kryeministrit.

Edhe pse për momentin, në fakt Gjokutaj nuk duket se po merret shumë me fatin e Berishës, që ka prej 30 dhjetorit 2023 që ndodhet në arrest shtëpie dhe duket se do ta mbyllë jetën o majë penxheres të shtëpisë, o penxheres së burgut.

“Genci si Kuçiot mbron liderin nga Tropoja fort

Liderin e demokracisë, Saliun e madh

Mbron me passion, në çdo hap dhe anë”, janë disa nga vargjet dedikuar Gjokutaj.

Berisha, nën hetim nga SPAK akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT