VIDEO/ Mbi 6 orë seancë në Kuvend, disa deputetë largohen nga salla, Ermonela Felaj ‘thyen’ urinë

Teksa kanë kaluar mbi 6 orë seancë parlamentar, ku amnistia penale mbetet në qendër të debatit politik, shumë deputetë kanë braktisur Kuvendin.

Megjithatë, drejtuesja e kësaj seance, Ermonala Felaj qëndron në krye të detyrës, dhe për të thyer urinë, është ‘kapur mat’ teksa konsumon ushqim.

E miratuar 4 prillin e kaluar me 110 vota pro dhe tashmë e zbatuar në pjesën e saj më të madhe, por amnistia penale mbetet në qendër të debatit politik. Diskutimi mes palëve nëse 100 të dënuar nga GJKKO, subjekte të SPAK, kanë përfituar apo jo nga amnistia përplasi në seancën e kësaj të enjteje ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, në interpelancën e thirrur nga ky i fundit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT