VIDEO TRONDITËSE/ Si mbahen peng vajzat izraelite nga Hamasi mes dhunës dhe kërcënimeve për përdhunim

Familjet e pengjeve izraelite të mbajtura nga Hamasi publikuan të mërkurën një video rrëqethëse që tregon keqtrajtimin e grave të mbajtura nga grupi terrorist.

Në video shihen pesë vajzat duke u kërcënuar nga anëtarët e Hamasit. Ato janë dukshëm të tronditura, madje dy prej tyre janë të gjakosur në fytyrë.

“Bëni foto. Këto janë vajzat që mund të mbeten shtatzënë,” thotë dikush.

Pamjet u kapën nga kamerat e trupit të mbajtura nga terroristët e Hamasit më 7 tetor, teksa ata sulmuan bazën pranë kufirit të Gazës.

Familjet thonë se videoja shqetësuese është realiteti i Agam, Daniela, Liri, Naama, Karina dhe 123  personave të tjerë të mbajtur peng për 229 ditë.

“Videoja është një dëshmi e dështimit të kombit për të rikthyer pengjet, të cilët janë braktisur prej 229 ditësh. Qeveria izraelite nuk duhet të humbasë asnjë moment tjetër duhet të kthehet sot në tryezën e bisedimeve.”- këmbëngulën familjarët.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT