Zbulohet arsyeja përse Cameron ndërpreu vizitën në Tiranë më herët
Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, i cili vizitoi Shqipërinë, ka anuluar takimin që kishte planifikuar ditën e sotme me presidentin Bajram Begaj.
Sipas mediave të huaja, Cameron e ka ndërprerë ditën e sotme udhëtimin në Shqipëri, për të marrë pjesë në mbledhjen e urgjente të kabinetit qeveritar në Britani.
Mësohet se Cameron i cili ishte në Tiranë për të diskutuar politikën e imigracionit, u thirr urgjentisht në Britani që të mund të merrte pjesë në takimin e Downing Street rreth orës 16:00.