A janë rrezikuar mjekët nga rrezatimi prej aparaturës së kobaltit? Ja çfarë tregon dokumenti zyrtar
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me skandalin që u zbulua në spitalin Onkologjik, ku pacientët me kancer detyroheshin të shkonin në klinika privati nga mjekët që nuk u ofronin shërbim
Aparatura e kobaltit për terapi ndaj të sëmurëve me sëmundje malinje u ble në vitin 2021, megjithatë, për asnjë ditë nuk u vendos në punë për shkak se Shqipëria nuk kishte infrastrukturën e duhur për përdorimin e saj, për shkak të rrezatimit që lëshon.
Fatmirësisht, Bakiterapia nuk ka rriskuar as mjekë dhe as pacientë. Kjo aparaturë është e instaluar afër shërbimit të Radioterapisë, por mjekët monitorohen çdo ditë në lidhje me rrezatimin. Nga matjet e rrezatimit të mjekëve të Radiologjisë rezulton se janë brenda normës.
Mjekët Alketa Pere Ymeri, Brikena Qirjazi, Emiljano Lela (kordinatori) dhe Edmond Gashi u pezulluan sot ng detyra, pasi akuzohen se dërgonin pacientët me kancer drejt klinikës privat “Megis” të drejtuar nga mjeku Gashi, duke u marrë shuma të mëdha parash për trajtimin.