“As ja ka marr kush parasysh imunitetin si ish-President e ish-Kryeministër”/ Deputeti i PS reagon pas humbjes së Berishës në Britani (FOTO)

Ish-kryeministri Sali Berisha e humbi apelin në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit” në Londër, me Ministrinë e Punëve të Brendshme, “Home Office” duke u shpallur sërish non-grata.
Në një reagim në rrjetet sociale, deputeti Erion Braçe ka ironizuar Berishën se ‘e nisi mbretëresha dhe e përfundoi mbreti’ dhe ashtu siç e deshi, vendimi non-grata sipas tij u vulos me vendim gjykate.
Braçe shprehet se drejtësia britanike ka shqyrtuar faktet për korrupsion, gjë sipas tij nuk guxohet nga drejtësia shqiptare. ‘E dyta, as ja ka marr kush parasysh imunitetin si ish-President e ish-Kryeministër’,-shton Braçe.
“E nisi mbretëresha e përfundoi mbreti. Salih Berisha non grata në Mbretërinë e Bashkuar. E donte me gjykatë, me gjykatë ja dhanë.
Por përtej kësaj gjykata ka bërë dy gjëra. E para ka shqyrtuar fakte për korrupsionin, ndërhyrjen në drejtësi etj, gjë që këtu tek ne nuk kanë guxim ti shohin.
E dyta-as ja ka marr kush parasysh imunitetin si ish President e ish Kryeministër! Pas kësaj nuk besoj qe te kenë rrjedhur deri aty sa te akuzojnë Edi Ramën se është pas gjykatës; Pas Mbretëreshës e pas Mbretit mundet! Pas gjykatës, vështirë shumë.”-shkruan Braçe.