Braçe reagon për ndotjen nga ujërat e zeza të derdhura në tokë bujqësore, ja çfarë paralajmëron

Erion Braçe ka bërë një reagim në lidhje me ujrat e zeza të cilat derdhen në një tokë në Lushnje.

Ai ka përmendur që askush nuk reagon për atë gjë edhe pse janë njoftuar autoritetet përkatëse për këtë problem. Gjithashtu ai ka paralajmëruar se për këtë gjë do të merren masa nëse vazhdon të mosgjejë zgjidhje problemi.

“Kam ardhur këtu në territor të bashkisë së lushnjës, ky është krim mjedisor; e konsumon bashkia Lushnjë me veprim e mosveprim, dëmi është kolosal në Divjakë dheee, nuk reagojnë fare, po fare fare fare!
nuk pyesin-që mos them unë atë llafin që mendoj! Janë njoftuar prej bashkisë Divjakë një herë, dy herë, tre herë, me shkrim, me gojë, publikisht, por përsëri vijojnë të konsumojnë të njëjtin krim! kjo që po u tregoj është prova; buzë rrugës nga rotonda e grabianit-tre ura, kalon emisari i tërbufit, i cili vijon deri tek portat e kularit e pastaj në det; në këtë pikë ku ndodhem, emisari ushqehet nga një kanal horizontal (me autostradën), në të cilin bashkia Lushnjë derdh ujërat e zeza të fshatit Dushk, bashkë me mbetjet e fabrikës së vajit dhe një super kompleksi viçash për majmeri!

Ndotja është kaaaataaaastroooofiiiiiikeeeeee! Krim mjedisor jo vetëm publik, por ëshë i tmerrshëm! Tani, ky është fundi! me hir apo me pahir është fundi! Sis sot dhe mbaron kur këtu të mos derdhen më qelbësirllëqe. Ose bashkia e Lushnjës merr masa ose me ne do të përballet shumë keq”, thotë Braçe.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT