Çfarë do bësh nëse arrestohet Monika Kryemadhi? Ja si përgjigjet Meta

Ilir Meta tha me bindje të plotë se beteja e tij nuk do të këtë kthim pas, edhe nëse arrestohet bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi.

Gazetari: Sot u thirrët si person që ka dijeni apo si paditur?

Meta: Nuk ka çfarë të më padisë njeri mua, sepse veprimet e mia janë transparente, janë të kulluara, janë të qarta dhe me këto histroi që bëjnë vetëm më shumëfishojnë forcat për t’u përballur edhe më fortë me narkoshtetin. Dakort, që po përzë shqiptarët.

Gazetari: Po nëse merret masë arresti ndaj Monika Kryemadhit?

Meta: Nuk jam duke u marrë me këto parashikime, edhe Sashën le ta arrestojnë, macen time të dashur që më mungon aq shumë.

Beteja ime nuk ka kthim pas dhe të gjithë shqiptarët e ndershëm do të hedhin në koshin e pleherave katicat e ramaformës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT