“Çingia tundi dosjen si dajre mbi prehrin e tutorit”/ I vëllai në SPAK, reagon kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi vëllai i tij, Olsi Rama u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në një postim në rrjetin social “X”, ai është treguar i ashpër Gazment Bardhin, duke e quajtur “çingie që tund dosjen si dajre në prehrin e tutorit të ri lart në ballkon”.

Sipas kreut të qeverisë, kallëzimi i Bardhit është “i paqenë” dhe duhet pritur nëse SPAK do të gjejë prova.

“A ju kujtohet kur thoshte ‘kallëzim more kallëzim kam bërë’ duke tundur ndenjësen mbi karrige?! Kishte zbuluar një narko-trafikant në familjen time, që e kishte kallëzuar në SPAK dhe aq shumë e bëri ajrin vrimë me gisht sa e detyroi narkosin e kallëzuar, t’i bënte kallëzim për kallëzim të rremë. Mirëpo ja që s’paska qenë kallëzim i rremë sepse s’paska qenë fare hiç kallëzim, po një tjetër kërcim i çingijes në prehërin e tutorit të ri lart në ballkon. Orë të tëra në parlament, intervista të tëra nëpër kanale, tituj e fjali të tëra nëpër portale, pa asnjë turp e asnjë respekt për miletin që e kanë bërë si mish në pazarin e neveritshëm të kujeve e kuisjeve të tyre, dhe si përfundim një tallje e madhe për një kallzim që nuk ekziston! Fatmirësisht SPAK-u megjithatë e ka rihapur dosjen e tundur nga çingija si dajre mbi prehërin e tutorit dhe le të presim deri në fund nëse do të gjejë provat e pretenduara nga çingija do të duhet t’i gjejë vendin gishtit të akuzës që e ka mbajtur aq shumë në ajër, për të argumentuar kallëzimin e paqenë!”- shkruan Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT