Ekzekutoi 31-vjeçarin në Dhërmi dhe zhduku trupin, arrestohet në Greqi Gerald Shehu

Është vënë në pranga disa orë pasi u shpall në kërkim Gerald Shehu, 43-vjeçari i cili dyshohet se ka vrarë Eraldo Nevruzin.

Shehu është vënë në pranga nga autoritetet helene në një aeroport të Greqisë, pasi më herët Policia e Shtetit njoftoi se ishte në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet greke për kapjen e Shehut, i cili kishte hyrë në territorin e Greqisë nga pika e kalimit kufitar e Qafë Botës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas minuta pas mesnate, më 6 qershor, por mister mbetet fati i recepsionistit, pasi është zhdukur.

Sipas informacioneve të deritanishme, autori dhe viktima njiheshin me njëri tjetrin. Ata jetonin të dy në Angli. Mbrëmjen e ngjarjes kriminale, ata kanë debatuar në një nga dhomat e hotelit, për arsye që ende nuk dihen.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT