Euro 2024/ Kundër Italisë, Shqipëria luan në “shtëpi”! Tifozët kuqezi lënë pa bileta italianët

Duket se ndeshja e së shtunës mes Shqipërisë dhe Italisë, do të jetë si në shtëpi për kuqezinjtë tanë.

Edhe pse luajmë në Dortmund, stadiumi “Signal Iduna Park”, pritet të mbushet nga plot 50 mijë tifozë shqiptarë, që do të mbështesin kombëtaren tonë.

Media e huaj “ESPN”, raporton se stadiumi, që mban rregullisht mbi 81,000 spektatorë për ndeshjet e klubit, do të ketë një kapacitet të reduktuar prej 62,000 gjatë Euro 2024 dhe burimet e UEFA-s kanë thënë se një numër i madh biletash të seksionit neutral për ndeshjen hapëse të Grupit B janë blerë nga tifozët shqiptarë.

Në këto kushte, kampionia e Europës në fuqi, Italia pritet të mbështetet nga më pak se 10,000 tifozë për shkak të shumicës dërrmuese të biletave të blera nga tifozët shqiptarë. Por dyshime ka gjithashtu se shumë prej “tyre”azzurrëve” kanë shitur biletat në tregun e zi, duke bërë që stadiumi të kthehet si shtëpi për Shqipërinë.

“Kryeministri shqiptar Edi Rama ka pezulluar parlamentin e vendit për 10 ditë për të mundësuar që mbi 100 ministra dhe parlamentarë të marrin pjesë në ndeshjet e grupit B të ekipit kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.”– raporton ndër të tjera “ESPN”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT