Flamur Noka: Po vazhduan kështu, do iu tregojmë vendin

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka i ftuar në Ora News u shpreh se Sali Berisha është i burgosur politikisht.

“Unë e kam deklaruar javën e kaluar që Sali Berisha është kryetar i PD-së dhe i opozitës.

I burgosur politikisht dhe i ndaluar politkisht të marrë pjesë në aktivitetin e tij kushtetues politik.

Sali Berisha sot mbahet në kundërshtim me çdo rregull dhe me çdo ligj.

I burgosur politik.

Është rast unikal në botë që një njeri, jo më një politikan, të mbahet i burgosur pa akuzë, pa fakte.

Qëndrimi im ka qenë qëndrim i forcës që unë përfaqësoj.

Në rast se do të tentojnë të vazhdojnë duke nëpërkëmbur ligjin dhe Kushtetutën përgjigjia do të jepet ashtu siç e meriton”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT