FOTO/ I morën vulën e partisë Lulzim Bashës, ja si e festuan deputetët e Berishës vendimin e Gjykatës

Gjykata e Apelit ka vendosur ditën e sotme t’i kalonte Rithemelimit, grupimit të Berishës, vulën.

Menjëherë pas këtij vendimi, deputetët e Berishës kanë dalë nga Gjykata më dy gishtat lart. Ata kanë dalë në grup, teksa të buzëqeshur më pas bënë reagimin e tyre të parë për mediat.

Vendimi u mor sot nga Gjykata e Apelit të Tiranës, e cila vendosi të mos pranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt duke lënë në fuqi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri.

Kështu, Partia Demokratike zyrtare i mbetet ish-kryeministrit Sali Berisha. Çështja në Apel u shqyrtua nga një treshe gjyqtarësh me relatore Alma Ahmeti, ndërsa dy anëtarët janë Iliba Bezati dhe Elona Toro. Ky vendim është i formës së prerë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT