Goli më i shpejt në historinë e Europianit/ Ish-futbollisti rus reagon pasi Bajrami theu rekordin e tij

Nedim Bajrami hyri në historinë e Europianit duke shënuar golin më të shpejtë në këtë kompeticion, 23 sekonda pas startit të takimit kundër Italisë.

Për këtë gol ka reaguar dhe ish-futbollisti rus, Dmitri Kirichenko, i cili mbante rekordin përpara Bajramit, me golin e tij kundër Greqisë në vitin 2004 vetëm pas 67 sekondash.

“E vërteta është se u habita shumë kur pashë Bajramin që theu atë rekord. Mendoja se një ekip më i famshëm se Shqipëria do e thyente. Ata shënuan vetëm 23 sekonda pas fillimit të ndeshjes, kështu që urime”, u shpreh Kirichenko.

Nedim Bajrami shënoi golin e parë të kombëtares shqiptare për këtë kompeticion europian, kundër Italisë, në ndeshjen e luajtur në Dortmund, më 15 qershor, e cila u mbyll me rezultatin 2-1 për “azzurrët”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT